Debate per drogën te Siguria, Kodheli: FA mbron Atdheun. Noka: Hiqini syzet mavi, luftoni fenomenin

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli raportoi sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës, lidhur me mundësinë e përfshirjes së Forcave të Armatosura në luftën kundër kanabisit.

Ministrja Kodheli theksoi se Forcat e Armatosura i kanë të përcaktuara në Kushtetutë detyrimet e tyre, që kanë të bëjnë me diçka më serioze, mbrojtjen e Atdheut.

Por deputeti demokrat Falmur Noka tha se droga është kthyer në kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit, dhe sipas tij, policia ka dështuar në punën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noka: Çfarë do bëni me luftën ndaj kanabisit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kodheli: Mbrojtja e Atdheut është diçka shumë serioze. Forcat e Armatosura e kanë në Kushtetutë cilat janë detyrimet e tyre.

Noka: Hiqni syzet mavi. Droga po kërcënon sigurinë kombëtare të vendit.

Noka: Ka dështuar forca që është përgjegjëse për këtë punë. Droga është më serioze se pasqyrimi i bregdetit.

Cuko: E vetmja gjë e dështuar është përpjekja juaj për të nxirë policinë.

Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin e deputetit Flamur Noka për 10 ditë nga punimet e parlamentit. Por pavarësisht këtij vendimi, Noka ka marrë pjesë sot në seancën dëgjimore me ministren Mimi Kodheli në Komisionin e Sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?