Debate të forta në PD, Patozi e Bregu kundër Berishës për ndërkombëtarët

Pas refuzimit të variantit të fundit për reformën në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE në PD ka pasur debate lidhur me raportin që po mbajnë selia blu ndaj ndërkombëtarëve.

Burime nga PD bëjnë të ditur se Sali Berisha ka mbrojtur idenë se ndërkombëtarët nuk duhet të kenë asnjë rol në vendimmarrjet e drejtësisë. Berisha ka thënë se ndërkombëtarët duhet të kenë vetëm rol vëzhgues në zbatimin e reformës në drejtësi. Pas Berishës, të njëjtin vlerësim për rolin e ndërkombëtarëve në Vetingun e gjyqtarëve ka mbajtur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Deputetët Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu kanë kundërshtuar këtë qëndrim të PD. Patozi tha se PD po del kundër vetes së vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi kërkuar vetë si PD që ndërkombëtarët të jenë të pranishëm në proces si garanci, tani duket sikur kemi ndryshuar mendim”, tha Patozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Majlinda Bregu ka kërkuar që PD-ja të jetë më e qartë në raportet me ndërkombëtarët.

Pjesë nga debatet:

Genc Ruli: Përse PD ndryshoi mendin?

Astrit Patozi: Ne kemi kërkuar vetë si PD që ndërkombëtarët të jenë të pranishëm në proces si garanci, tani duket sikur kemi ndryshuar mendim.

Majlinda Bregu: Nuk mund të rrisim koston e moskoherencës sonë pasi puna që kemi bërë deri tani rrezikon të hidhet poshtë. Ne jemi identifikuar si ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Drafti i reformës u përmirësua rreth 90 përqind vetëm falë ndërhyrjeve tona.

Ndërkohë që deputetët kërkonin llogari nga Basha, Berisha është çuar dhe ka dalë nga mbledhja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?