Debatet në PD, Berisha largohet nga mbledhja
Mbledhja e sotme në grupin parlamentar të PD ka sjellë debate të ashpra dhe tension mes deputetëve. Pas refuzimit që PD i bëri propozimit të ndihmës-sekretares Nuland, disa deputetë kanë dalë kundër Bashës.
Basha tha se ka dërguar një propozim të ri dhe pret përgjigjë, ndërkohë që Nuland priste vetëm një “po” ose “jo” nga Basha.
Debatet:
Genc Ruli: Përse PD ndryshoi mendin?
Astrit Patozi: Ne kemi kërkuar vetë si PD që ndërkombëtarët të jenë të pranishëm në proces si garanci, tani duket sikur kemi ndryshuar mendim.
Majlinda Bregu: Nuk mund të rrisim koston e moskoherencës sonë pasi puna që kemi bërë deri tani rrezikon të hidhet poshtë. Ne jemi identifikuar si ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Drafti i reformës u përmirësua rreth 90 përqind vetëm falë ndërhyrjeve tona.
Ndërkohë që deputetët kërkonin llogari nga Basha, Berisha është çuar dhe ka dalë nga mbledhja.
KOHA JONË SONDAZH

