Debatet nuk ndryshojnë gjë, miratohet analiza për 25 prillin dhe propozimet e Bashës

Dy orë e gjysmë zgjati mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Gjatë takimit u miratua analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, dhe të 4 pikat e tjera të parashikuara në rendin e ditës, edhe pse pati debati nga drejtues e qarqeve për mënyrën sesi ishin pasqyruar puna e tyre, asgjë nuk ndryshoi.

Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i hartuar nga numri dy i PD-së, Gazmend Bardhi nuk reflekton raportet e tyre për analizën në zgjedhje në çdo qark. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se nënkryetarët Spaho dhe Paloka kanë deklaruar se raporti nuk është realist. Ndërsa Spaho thotë se ka arritur objektivin në qarkun e Korçës pasi ka fituar 5 mandate.

Edi Paloka: Dokumenti nuk pasqyron raportet e hartuara nga drejtuesit polik. Nuk mund ta miratojmë dokumentin në këtë mënyrë si është hartuar, duhet ndryshuar.

Edmond Spaho: Zoti Bardhi unë kam bërë tjetër analizë për Korçën. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate, 5 kam fituar.

Paloka-Bardhit: A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati 7?

SHKARKO APP