Debati Rama-Paloka në Kuvend
Proceset gjyqësore mes kryeministri Rama dhe deputetëve të PD, Edi Paloka dhe Arben Ristani janë bërë pjesë e debateve në seancën e sotme
Edi Paloka: Brenda gjykatës Rama flet ndryshe. T’i kam thënë në sy, madje mendoj edhe disa gjëra të tjera që nuk i kam thënë në deklaratë. Nga Gjyqi ike t’i duke turfulluar. Në raportin e OSBE jemi përmendur unë dhe zoti Ristani që na janë shkelur të drejtat.
Edi Rama: Përsa i përket atij gjyqit. Vendimi i qartë.. Dy shpifës profesionist nuk dhanë opinione, por folën për fakte. Për këto fakt unë ju ftova në Gjykatë. E vetmja provë që dhatë ishte se jeni hallexhinj. Te kjo punë kemi kapur segmentin e hallexhinjve.
Edi Paloka: Nuk pres që të bëjë zhgarravina dhe të pres që të bëhem kryeministër dhe të shkoj të hap ekspozita. U bëre kryeministër për të hapur ekspozita, jo për të qeverisur. Ti vazhdo merru me aftësitë tona, se aftësitë e tua po i shikon populli
Arben Ristani: Sa herë e dëgjoj në fakt me vjen në mëndje Çajupi, ka një gjë të bukur tek klubi Selanikut, kur i drejtohet beut dhe i thotë tu thaftë goja si s’the një fjalë të mirë, qenke veshgjatë more beu ynë, dhe shkon shumë mirë me këta të paaftë që gjoja do të bësh edhe reforma, e di që janë turkoshakë të paaftë që dalin dhe me miza shyqyr që e bën edhe ti. Këtë Parlament e ke kriminalizuar ti, i ke sjellë ata këtu, ti i ke prurë dhe vjen dhe bën teorira sot. Teorira na bën sot dhe kujtoje se përsëritet historia. Turkoshak e veshgjatë tu thaftë goja që nuk the një llaf të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

