Deda: Rama dhe çeta e tij janë në ekstremin fundor, ja aksioni ynë politik
Opozita Shqiptare ka kohë që vendit i ka veshur një panoramë që sipas tyre është e “llumtë”, kjo duke u përqendruar tek denoncimet e përditshme apo dhe te mospërmbushja e kushteve për jetë parlamentare normale dhe ç’është më e rënda për zgjedhje normale.
Për Partinë Demokratike, qëndrimi në kuvend është bërë i pavlerë, kjo e thënë disa herë nga vetë demokratët. Por a do të shkojë opozita e tërë në një bllokim të pjesëmarrjes së saj në kuvend? A po i paraprin PD disa qëndrimeve ekstreme, fillimisht me bojkot ndaj Kuvendit e më pas me mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në rast se rrethanat nuk ndryshojnë? Për sa kohë që këto pyetje e shumë enigma fshihen në korridoret e selisë blu por ka edhe deputetë të flasin e qartë vendimet e PD-së.
“Dua të theksoj se ekstremizmi nuk është motivi dhe as kauza jonë politike”, kështu e nis rrëfimin e saj deputetja e PD-së, Albina Deda. Në një prononcim për “Koha Jonë”, Deda shprehet se vendimi për ti bërë bojkot parlamentit vjen si nevojë e disa vlerave, që për opozitën prej 3 vitesh janë shkatërruar.
“Ne kemi lindur 26 vite më parë si lëvizje e vlerave demokratike, pluraliste dhe kemi luftuar për ti instaluar ato në vendin që kaloi tmerrin diktatorial më të tmerrshëm në Europë dhe indoktrinimin më fatal. Pasojat e asaj që ka ndodhur në 5 dekada komunizëm janë penguar të shërohen pikërisht nga PS-ja. Kjo forcë politike në mentalitet e në njerëz manifeston në thelb një qëndrim konstant agresiv e ekstremist që ka penguar proceset demokratike”.
Deputetja përgjegjës për këtë situatë, shënjestron Edi Ramën dhe sipas saj,”banda e hashashit mendon ta shmangë përballjen e alternativave e ta zëvëndësojë me vjedhje të votës nën terrorin e krimit atëherë do përballet me ne, opozitën dhe gjithë shqiptarët”. E sa për zgjedhjet e ardhshme në 2017, Deda pohon se PD-ja nuk do të lejojë që asnjë që vota të ndërrojë destinacion. E për këtë ajo shprehet se kjo arrihet duke u ndërrmarë hapi i parë, “largimi nga qeveria i Edi Ramës”.
E pyetur nëse partia e saj sheh oposionin e rishikimit të vendimit për mos bllokimin e pjesëmarrjes në kuvend, Deda vë theksin se kjo mazhorancë që ka në qelizë edukatën diktatoriale dhe po adapton c’do rast vetëm diktaturën e numrave dhe kartonave parlamentare. E pashpresë për këtë gjendje, Deda shprehet se: “Këtu vdes dialogu dhe shpresa për konsensus. Nuk mendoj se kjo mazhorance ka përbërje, ideologji dhe lidership që ti përgjigjet aktivitetit tonë ndaj shumë shpejt do ti përgjigjemi dhe ne me një strategji aktive”.
Alarmi që depuetja e qarkut Lezhë përcjell mbetet e njëjta që prej tre vitësh opozita jep, se: “Shqipëria në c’do plan po rrezikon rrënimin. Ne nuk do të lejojmë…! Natyrisht ne jemi një fuqi e organizuar dhe për veprimet e mëtejme do ketë vendime politike”.
Më tej Albina Deda shton se:”Rama e ceta e tij qeveritare janë në ekstremim fundor ku ne duhet ti ndalim. Sot e gjithë situata e brendeshme politiko-ekonomike por dhe ajo ndërkombëtare gjeo-strategjike flasin totalisht në favor të opozitës. Ne do të shkojmë në zgjedhje, do të veprojmë me guxim që të jenë të lira dhe do të përmbysim kastën më skandaloze në historinë e shtetit tonë”.
Mesazhi i deputetes, mbetet që vendi do të shkojë në zgjedhje, e ku do të veprohet me guxim. “Kushdo që mendon se do mund të marrë pushtet me diktaturën e krimit, të drogës dhe vjedhjes jo vetëm gabon por po e provokon rëndë këtë vend. Është kohë alarmi për atdheun e kombin”.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

