Dekalogu i rrëmujës dhe kolapsit të drejtësisë
Nga Oerd Bylykbashi
Sistemi i drejtësisë është në koma. Deri kur nuk dihet. Edi Ramës kryeministër kjo i intereson shumë. Kështu mban të bllokuar hetimin për ministrat e tij të përfshirë në trafiqe drogë dhe korrupsion. Shqiptarëve kjo nuk u intereson aspak. Megjithatë kam dëgjur analistë sharlatanë që thonë më mirë pa gjykata se me gjykata të korruptuara. Do të doja t’i shihja kur tu marrin pronën apo t’i arrestojnë pa të drejte ku do të ankohen. Ky është dekalogu:
1- Gjykata Kushtetuese eshte mbyllur de facto. Nga 9 antare, vetem 4 jane me mandat te plote madje nje prej tyre ende eshte nen tehun e vetingut dhe nderkohe duhen jo me pak se 6 anetare qe Gjykata te mblidhet. Nuk dihet kur Gjykata Kushtetuese do te rikthehet ne funksionim. Jo vetem qe mund te kete anetare te tjere qe largohen por nuk emerohen dot te tjere. Pa kete gjykate, askush nuk mbron dot te drejtat e tij kushtetuese te shkelura nga qeveria. Ishpronaret jane te paret qe e vuajne dhunimin e te drejtes se tyre. Me vendime qevere u behet nul e drejta e tyre e prones dhe me ligje antikushtetuese prona qe duhet tu kthehet atyre po i jepet oligarkeve nen petkun e “investitoreve strategjike”.
2- Gjykata e Larte eshte paralizuar de facto, ka me pak se gjysmen e anetareve te saj, nderkohe qe ka mbi 20 mije dosje te pagjykuara. Thashethemet metropolitane flasin per anetare te tjere qe do te largohen nga vetingu. Nje gjykate qe tashme e Larte eshte vetem ne leter. Kush ka hall e pret drejtesi atje, ta fleje mendjen per nje kohe te gjate.
3- Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi i paralizuar me pretekstin se antaret e tij nuk i jane nenshtruar vetingut edhe pse ligji nuk e kerkon kete si kusht paraprak. Ligji thote qe anetaret e KED i nenshtrohen me perparesi vetingut pasi emrohen, por jo qe pa u bere vetingu nuk emerohen sic eshte rasti i KLGJ apo KLP apo Prokurorit te Pergjithshem. E verteta eshte se Rames nuk i pelqen perberja aktuale e KED. Ai e di se bllokimi i KED bllokon procesin e zevendesimit te vendeve bosh ne Gjykaten Kushtetuese dhe te Inspektorit te Larte te Drejtesise. Ky i fundit eshte figura kyce per venien para pergjegjesise te gjyqtareve dhe prokuroreve. Pa u emeruar Inspektori, rolin e tij po e luan Ministrja e Drejteise e Rames. Pra qellimi eshte i qarte: te bllokohet Gjykata Kushtetuese dhe ILD derisa te krijohen kushtet per te caktuar njerezit qe do Rama.
4- Keshilli i Larte Gjyqesor eshte i bllokuar. Jane caktuar me short te korruptuar politikisht vetem 5 anetaret e parlamentit. Ka tre muaj qe ka mbaruar pune Kuvendi me pjesen e tij por 6 gjyqtaret qe duhen emeruar nga vete gjyqtaret jane ende te bllokuar nen pretekstin e vetingut. Nuk dihet kur do te dalin kandidaturat, por me siguri kur te kete zgjedhur Edi Rama emrat qe i bejne pune per te kontrolluar totalisht KLGJ.
5- Keshilli i Larte i Prokurorise eshte i bllokuar. Si ne rastin e KLGJ, jane caktuar me short te korruptuar politikisht vetem 5 anetaret e parlamentit. Ka tre muaj qe ka mbaruar pune Kuvendi me pjesen e tij por 6 prokuroret qe duhen emeruar nga vete prokuroret jane ende te bllokuar nen pretekstin e vetingut. Nuk dihet kur do te dalin kandidaturat, por me siguri kur te kete zgjedhur Edi Rama emrat qe i bejne pune per te kontrolluar totalisht KLP nepermjet Prokurores Provizore.
6- Gjykata e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Krimeve te Renda jane paralizuar. Parlamenti nuk lejon te arrestohet Tahiri, Ministrja e Drejtesise me Prokuroren Provizore i heqin deshmitaret nga duart, mediat e kryeministrit i sulmojne verbalisht, Ministri i Brendshem dhe Prokurorja Provizore i hoqen kompetencat ligjore vetem me nje marveshje mes tyre me te cilen ngriten task forca te paligjeshme.
7- Prokurori i Pergjithshem mbahet i bllokuar sa kohe nuk ngrihet KLP. Sipas Kushtetutes, kandidatet per Prokuror te Pergjithshem duhet te propozohen nga vete prokuroret dhe jo si Prokurorja Provizore qe u propozua nga 28 deputete te PS. Sipas Kushtetutes, kandidatet qe i cohen Kuvendit per votim perzgjidhen nga KLP. Pra sa kohe KLP nuk ngrihet dot, nuk ka as kandidate per Prokuror. Sipas Kushtetutes kandidatet duhet t’i nenshtrohen fillimisht vetingut e me pas te votohen nga Kuvendi. Me kete ritem breshke, nje Zot e di se kur do te ndodhe kjo. Nese do ishin miratuar amendamentet kushtetuese te opozites, tani do kishim Prokuror kushtetues. Por kjo u rrezua. Kemi surrogatin e Prokurorit te Pergjithshem, Prokuroren Provizore antikushtetuese qe mesa duket do te jete afatgjate per aq kohe sa t’i duhet Kryeministrit.
8- SPAK i famshem (gjykata e posacme dhe prokuroria e posacme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit) nuk eshte ngritur e nuk ngrihet dot sepse eshte bllokuar KLGJ qe do te emeroje gjyqtaret dhe KLP qe do te emeroje prokuroret e SPAK. Sa kohe qe nuk ngrihet SPAK, krimet e renda do t’i hetojne task forcat e paligjeshme te Fatmir Xhafes qe kontrollon edhe Prokuroren Provizore. Pra qeveria do hetoje Habilajt dhe Tahirin, ministrat dhe kryebashkiaket e korruptuar. E kush e beson kete?
9- Sa kohe jane te bllokuara organet larta te drejtesise, prokuroret do te jene pa mbrojtje dhe nen presionin e qeverise. Si ata prokuroret qe firmosen urdher-arrestet e falsifikuara te protestuesve kuksianeve qe ishin rrembyer ne mes te nates nga shtepite, sikur arrestet ishin bere ne ora 10.00.
10- Sa kohe jane te bllokuara organet e drejtesise, gjyqtaret do te jene nen presionin e qeverise. Si ajo gjyqtarja qe konfirmoi si te ligjeshme te gjitha veprimet e paligjeshme te policise dhe prokurorise ndaj protestuesve kuksiane. Nderkohe Sajmir Tahiri mbrohet me vendim parlamenti qe vendos ai e jo gjykata se cfare perben prove.
Kjo eshte gjendja aktuale e kolapsit te sistemit te drejtesise. Nje Rrumpalle ne Drejtesi, aspak reforme. Ky ishte skenari i kapjes politike nga Rama te drejtesise qe sot eshte ne zbatim te plote. Rama kerkon qe ta ruaje sa me gjate kete situate, te vazhdoje te qeverise me vendimet e tij, pa ligj, pa friken se gjykatat e kundershtojne, pa friken se ai dhe ministrat e tij do hetohen e denohen.
Nderkohe bucasin tamtamet e Rames sikur vetingu eshte drejtesia e re, vetem qe te mbuloje kete kolaps te qellimshem. Por organet e vetingut nuk zgjidhin ceshtje gjyqesore pronash. Maksimumi, do i zgjidhin ceshtjet gjyqesore te pronave anetarit te komisionit te vetingut qe ka ceshtje te hapura pronash me allishverishe, ne nje nga gjykatat e vendit. Fundja, cili gjyqtar do te guxonte te mos i jepte te drejte?
Sigurisht, shume gjyqtare e prokurore qe me korrupsion kane bere pasuri do te ikin. Gje shume e mire. Por a keni pare deri tani ndokend qe te kete vile gjigande si ajo e Kryeministrit qe e ka ndertuar me vetem 3 mije euro dhe shitjet e librit “Kurban” e qe mesa duket ia kalon dhe bestseller-it “Harry Potter”?
Dhe ky eshte vetem fillimi i rremujes dhe kolapsit ne drejtesi. Mjere ai hallexhi qe sot ka hall dhe duhet t’i drejtohet gjyqesorit. Do t’i duhet te prese gjate.