Deklarata e Bashës për zgjedhjet, Rama: Si Sudja, duke lexuar Financial Times

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Twitter pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, mbi raportion e OSBE/ODIHR.

“Vajmedet PD flet e s'di ç'flet po kur lexon Raportin e ODHIR-it ngjan tamam si të ishte Sudja duke lexuar me zë të larte Financial Times”, shkruan Rama.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Partisë Demokratike e kishte cilësuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, si damka më e zezë e një procesi zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Raporti përfundimtar për zgjedhjet e 21 qershorit, me plot gojën është damka më e zezë që ka marrë një proces zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003. Tre janë konkluzionet kryesore të raportit. E para, më 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme. Togfjalëshi është zhdukur dhe nuk figuron në raport. Kjo sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve duke shënuar një rrëshqitje prapa të demokracisë shqiptare. Raporti konkludon se liria e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë dhe pa frikë nga ndëshkimi i qeverisë, u dhunua. Këtu është dhe konkluzioni i dytë kryesor i raportit, zhbërja e standardeve themelore të zgjedhjeve si liria e votës dhe standardet e tjera nuk erdhi as për shka të mungesës së legjislacionit, as prej mungesës së vullnetit, por për shkak të vullnetit të dyshes Rama-Meta për të mos bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të kapur pushtetin me çdo çmim e çdo mjet. Konkluzioni i tretë zbulon mekanizmin me anë të të cilit dyshja Rama-Meta dhunuan zgjedhjet për të kapur me çdo çmim pushtetin. Ky raport sjell prova e fakte se më 21 qershor shteti u ndesh me qytetarët dhe opozitën. Pra, jo garë mes partive, por shteti kundër qytetarëve”, tha Basha.

Basha shtoi se ka pasur politizim në procesin e hartimit të listave, ku akuzoi se maxhoranca “rekrutoi bandat dhe u vërsul me tërbim me mbështetjen dhe mbrojtjen e policisë”. PD, tha kreu demokrat, do të qëndrojë e vendosur me çdo forcë e mjet, për të rikthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“PD është e vendosur të qëndrojë me çdo forcë dhe çdo mjet. Ne së bashku me qytetarët e vendit e kemi të qartë rrugën tonë. Pa rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka dhe nuk do të ketë zhvillim të vendit. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme do të bëhet deri në fund, dhe çdokush që ka prekur votën e qytetarëve do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?