Deklarata e fortë e Bashës: T’i hapin rrugë dialogut, përndryshe sheshet do mbushen me armata …

Gjatë fjalës së tij në çadrën e protestës ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama dhe Ilir Meta duhet t’i hapin rrugë dialogut për të plotësuar kushtiet që opozita kërkon pasi sipas tij përndryshe sheshet e vendit do të mbushen me armata paqësore të qytetarëve të Republikës së Re.

“Qytetarët nuk e braktisin protestën e 18 shkurtit pa korrur fitore. Jemi shumë më shumë se në 18 shkurt dhe nesër akoma më shumë ndaj le ti hapin rrugë dialogut, ti thërrasin mendjes përndryshe sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do pushohen nga armata paqësore e qytetarëve të Republikës së Re.

Data për koalicionin skadon për pak orë, por hesapet për koalicionin e tyre le ti bëjnë vetë se nuk na bëhet vonë, por zgjidhja e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbëshetje të gjerë politike që do luftojë krimin dhe do nxjerrë të inkriminuarit nga zyrat, pra ka punë për të bërë, mos e humbni kohën kot, mos kini shpresë se ne do tërhiqemi, mos kini shpresë se populli dhe unë do tërhiqemi ne do ta fitojmë këtë betejë me cdo kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me votë të lirë edhe qeveria e ardhshme edhe opozita e ardhshme nuk do të ketë asgjë të përbashkët me këto sot. Do të jetë e pamundur të kemi një qeveri dhe një shtet arrogant me qytetarin. Do të jetë e pamundur që një qeveritar apo kryeqveritar të guxojë të qëndrojë si sot në pushtet sepse Republika e re me instrumentet e reja nuk do tja lejojë”, u shpreh Basha

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?