Deklarata e Gjiknurit – Rama ndihmë Merkelit për zhbllokimin e intekonjeksionit me Kosovën
Teksa Shqipëria pritet të nisë vitin tjetër ndërtimin e linjës së intekonjeksionit me Maqedoninë, ajo me Kosovën ka mbetur pezull edhe pse gjithçka ka përfunduar.
Shqetësimin për mosvënien në punë të kësaj linje e risolli në vëmendje sërish sot Ministri i Energjisë, Gjiknuri.
Duke shpresuar në një zgjidhje me palën serbe, Gjiknuri tha se Rama do të kërkojë ndihmën e kancerales Merkel për të zhbllokuar këtë investim me rëndësi të madhe dhe një financim gjerman.
“Fatkeqësisht nuk kemi mundur te veme ende ne pune linjen e interkonjeksionit me Kosoven Shpresoj te gjendet nje zgjidhje sa me pare nga Kryeministri, i cili do te kerkoj ndihme edhe nga kancelarja gjermane gjate vizites ne Berlin”.
Deklaratat Gjiknuri i bëri gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes OST dhe KfW për ndërtimin e linjës së intekonjeksionit me Maqedoninë.
Gjiknuri: “Projekti është nje mundesi e arte per te integruar sistemin energjitik ne rajon. Gjermania nje nga donatoret me te rendesishem ne sektorin energjitik”
KOHA JONË SONDAZH

