Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deklarata e Ilir Metës pas takimit me Bashën në Hotel Rogner

Intervista E enjte, 29 Prill 2021 07:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Kuvendit,Ilir Meta

 

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 11 minutash
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
  1. Meta, a do të votohet reforma në drejtësi të enjten në seancë plenare?

Kam deklaruar që ne krye të procesit se Reforma në Drejtësi do të votohet dhe miratohet. Kam deklaruar gjithashtu që ka vetëm një plan. Të mos mendojmë asnjë çast plan B, C e kështu me radhë.

Swiss Digital

Plani për miratimin e Reformës në Drejtësi është votimi i saj me konsensus sipas parimeve të vendosura në Opinionin e Komisionit të Venecias. Bashkohem me deklarimet dhe shqetësimet e sotme të  Komisionerit Hahn. Jemi shumë pranë marrëveshjes.

Dua të falënderoj z. Rama edhe z. Basha për takimin e djeshëm pasi mendoj se kanë qenë dhe janë mjaft konstruktiv, pavarësisht retorikave dhe besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e saj me konsensus dhe sipas Venecias. Falënderoj ekspertët që u vendosën dje për të vazhduar diskutimet me përfaqësuesit e misioneve të OPDAT-it dhe EURALIS-it.

Dua t’ju siguroj se ditën e enjte në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë pa asnjë diskutim do të fillojë procedurën për miratimin e kësaj çështje madhore. Dua gjithashtu të siguroj Washington-in zyrtar dhe Brukselin zyrtar se pavarësisht retorikave dhe zhurmave mediatike këtu, Republika e Shqipërisë do të hedhë një hap të vërtetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, të luftës kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar përmes konsensusit dhe respektimit të parimeve të Komisionit të Venecias.

Nuk mundet të luftohet korrupsioni me korrupsion dhe aq më keq me krim të organizuar. Kjo do të thotë se ditën e enjte në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë fillon punën dhe nuk do të mbarojë deri sa të miratohet kjo reformë me konsensus dhe sipas Venecias, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s, një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shpreh bindjen absolute që Shqipëria do të hedhë një hap të jashtëzakonshëm dhe historik ditën e enjte, më datë 21 Korrik.

 

Komisioneri Hahn ka deklaruar që nuk ka qenë aspak i informuara për takimin që ju keni zhvilluar dje me Ramën dhe me Bashën?

Prej kohësh kam kërkuar që pas Opinionit Final të Komisionit të Venecias të zhvillohej një takim midis z. Rama dhe z. Basha, si dy liderët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike, forcat kryesore në Parlament. Gjithnjë kam thënë se jam i gatshëm të votoj gjithçka që arrihet me konsensus midis PS-së dhe PD-së dhe sipas parimeve të Komisionit të Venecias.

3782097e-31b0-438e-9e0d-d21679c3a45b

Këtë mendim ua kam shprehur edhe dy përfaqësuesve të nderuar ndërkombëtarë, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse reforma duhet finalizuar me transparencë dhe të marrë fund loja e telefonit të prishur.

Sikurse jeni në dijeni, dje unë i kam ftuar të gjithë, pasi kam pritur gjatë që kjo çështje të zgjidhej. U kam kërkuar të gjithëve të jenë të qetë, të përqendrohen tek çështjet, të mos bëjnë politikë më këtë proces madhor, sepse politika nuk e ndihmon drejtësinë, sidomos një politikë konfliktuale, një politikë armiqësore, një politikë përjashtuese.

Në 21 Korrik, të gjithë shqiptarët duhet të dalin të bashkuar, sepse janë 91 për qind e shqiptarëve që e duan reformën në drejtësi. Duhet të dalim të bashkuar dhe me besim të plotë se Shqipëria do të hedhë një hap madhor, historik, të besueshëm për shqiptarët, por njëkohësisht edhe për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ju flisni sikur negociatat janë mbyllur me sukses, por janë ende dy çështje që presin të zgjidhen?

Padyshim që do të zgjidhen edhe këto dy çështje, sipas parimeve të Komisionit të Venecias dhe askush të mos shpresojë dhe ëndërrojë se do të arrijë të minojë konsensusin dhe do t’i vërë një njollë Shqipërisë, e cila do të miratojë një Kushtetutë të re, sepse kjo Kushtetutë nuk meriton të miratohet me vota të diskutueshme.

 

  1. Basha tha se do të shkohet deri në Bruksel nëse kjo nuk zgjidhet së bashku me ju?

Patjetër të shkojë z. Basha. Edhe unë jam i gatshëm të shkoj me z. Basha, nëse është e nevojshme. Ia kam konfirmuar këtë gjë dhe ai më ka premtuar që votat e PD-së do të jenë ne datë 21 Korrik për miratimin e reformës sipas Venecias.

Vetëm në parim?

Në parim dhe nen për nen. Jam i sigurt për këtë sepse gjërat janë tërësisht të zgjidhshme. Ajo që pengon marrëveshjen dhe konsensusin është retorika helmuese publike. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha palëve në takimeve me aktorëve vendas, por edhe ndërkombëtarë, që të përqendrohemi tek çështjet konkrete dhe tek Opinioni i Komisionit të Venecias.

Shqiptarët e presin 21 Korrikun me mjaft padurim, sepse reforma ka kaq kohë që diskutohet, që flitet, që debatohet dhe rikonfirmoj bindjen time se shqiptarët duhet të dalin të bashkuar pas 21 Korrikut, sepse Republika e Shqipërisë e pas 21 Korrikut nuk mund të jetë e disave. Ajo është e të gjithë shqiptarëve.

Po nëse nuk ka konsensus?

Jam i bindur se do të ketë konsensus, patjetër. Ka vetëm një plan, miratimi i reformës sipas Venecias. Gjithashtu, jam i bindur se Washington-i zyrtar, dhe Brukseli zyrtar do ta duartrokasin këtë marrëveshje. Të jeni të sigurt!

A do të arrini që ta bindi dot z. Rama?

Kryeministri është më konstruktivi nga të gjithë ne katër aktorët e tjerë, sepse thotë zgjidheni sipas SHBA-së dhe BE-së dhe ne kështu do ta zgjidhim, sipas SHBA-së dhe BE-së dhe Venecias.

3782097e-31b0-438e-9e0d-d21679c3a45b

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 11 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.