Deklarata e McAllister, Presidenti Meta: Ka ende kohë për reflektim

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili kërkoi sot nga qeveria “Rama” të mos votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa ardhur përgjigja e Komisionit të Venecias.

“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme. Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën. Ka ende kohë për reflektim!”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

https://arkiva.kohajone.com/reagimi-i-ashper-i-david-mcallister-te-shqetesuar-nga-qendrimet-e-rames-mos-rrezoni-dekretin-e-metes-pa-folur-venecia/

SHKARKO APP