Deklarata e parë e kryeprokurores Marku: Do të shihni surpriza
Deri më tani e patëm dëgjuar vetëm kur tha fjalën ”Betohem” në kuvend, por sot Kryeprokuoroja Arta Marku ka folur për postin e saj dhe çfarë pritet të ndodhë me organin e akuzës.
Kryeprokurorja e Përkohshme pati një takim njohës me gazetarët ku nënvizoi se prioritet mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.
“Do të ketë shumë ndryshime dhe do të shihni surpriza” u shpreh ajo. Duke komentuar situatën aktuale pas largimit të disa prokurorëve Marku u shpreh: “Tensionet nuk janë krijuar prej meje. Prioriteti im është zbatimi i ligjit”.
Marku i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse do të zhvendosej apo jo drejt Tiranës: “Nuk kam menduar të largohem nga Shkodra pasi e shoh të përkohshëm këtë post”.
KOHA JONË SONDAZH

