FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklaratat e Ramës për reformën zgjedhore, Meta: S’më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një koment edhe për deklaratat e maxhorancës për reformën zgjedhore dhe bashkëpunimin me opozitën. I pyetur se çfarë përshtypjesh ka kur dëgjon përfaqësuesit e maxhorancës dhe kryeministrin Edi Rama kur thotë se kjo nuk ishte një reformë në fakt por një përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces, Meta kujtoi ish-presidentin Ramiz Alia.

“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, deklaroi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?