Deklaron Armando Prenga para Kuvendit: E vërteta ime për sherrin me Calët

 

“Nuk kam armë pa leje. E gjitha kjo është bërë për të cenuar familjen time. Shpresoj qe drejtësia do te flasë dhe do te nxjerrë të vërtetën. Ky është thjesht një sajim dhe trillim nga komisonerët e PD.” ka thene deputeti i PS.

Prenga ka folur edhe për konfliktin me familjen Cali dhe çështjen e lagunës së Patokut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata që e kishin lagunën për 30 vjet shkoni pyesni se çfarë bënë. A kane rrahur Calët vetëm Prengën apo edhe të tjerë? A kanë shkuar të vrasin vetëm Prengën, Calët apo kane shkuar të vrasin edhe të tjerë? Calët janë një familje që shkuar edhe herë të tjera të cënojnë familjen time. Vëllai im i ka denoncuar tre herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prenga thotë se qëlloik për vetëmbrojtje ndërsa nuk i kursen akuzat edhe për policinë dhe prokurorinë.  

“Po te ishte për të vrarë Gjok Calin e kisha vrarë në vend se e kishte kaq e kishte bajonetën në dorë. E vrisja siç e e therri ai vëllain tim. Kjo ishte. Nuk kam bërë asgjë në kundërshtim me ligjin, por jam mbrojtur.

Nëse do ta kisha bërë një gjë të tillë do ta kisha lënë vetë mandatin dhe nuk kishte përse të mblidhej byroja.

Duan ta kamuflojnë për çështje politike. Une nuk jam pjesë e asnjë klani. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë. Nuk kam konflikt me asnjë. Kjo është ngjarja. Paaftësia e prokurorise dhe policisë kanë bërë të gjithë këtë” –tha Prenga ndërsa asnjë deputet nuk bëri pyetje për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?