Dekorimi i Gjergj Fishtës nga Meta. Ilir Demalia: Vlerësimi i duhur për viganin e kombit shqiptar
Presidenti Meta vlerëson At Gjegj Fishtën me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar; “Dekoratën e Lartë të Flamurit”. Vendimi përkon me 80-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit të madh dhe figurës emblematike të kulturës shqiptare.
Akti i kreut të shtetit është përgëzuar nga shumë qytetarë dhe njohës të veprës dhe kontributit të Fishtës në letërsinë dhe historinë e kombit.
Ilir Demalia, gazetari i njohur që jeton në SHBA, shprehet se dekorata e kreut të shtetit është një vlerësim për njeriun më të lartë që ka nxjerrë kombi.
“Ju lumtë zoti President. Një dekoratë që zbukuron mirënjohjen dhe vlerësimin për Viganin e Veriut dhe tan Kombit Shqiptar, njeriut me të naltë që ka nxjerrë toka arbnore qysh se prej Ilirvet At Gjergj Fishta”,- shkruan Demalia në një mesazh në rrjetet sociale
KOHA JONË SONDAZH

