FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dekriminalizimi, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e KSHH-së

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me ligjin e Dekriminalizimit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pretendonte se disa nene të këtij ligji janë të papajtueshëm me Kushtetutën.

Njëra prej tyre ishte privimi i së drejtës së votës për persona të dënuar për disa veprave penale

Swiss Digital Desktop Reklama

KSHH i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 11 prill  Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj deklaroiLigji për dekriminalizimin e zgjeron rrethin e veprave penale për të cilat privohen të dënuarit nga ushtrimi i të drejtës së votës përtej kufizimit kushtetues, pra nuk kemi asnjë rast të justifikuar dhe asnjë rast përjashtimor.

Kjo është hera e dytë që ligji për dekriminalizimin përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.  Më parë disa nene të këtij ligji u ankimuan nga avokati i ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Gjykata e cila nuk pranoi ta shqyrtonte

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?