Dekriminalizimi, nisma e PD përfshihet në kalendarin e Kuvendit

Kuvendi ka nisur paraditen e kësaj të enjteje punimet e seancës së radhës, në fokus të të cilës ka qenë çështja e dekriminalizimit.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka denoncuar në fjalën e tij mungesën e vullnetit nga mazhoranca për të proceduar me ligjin. 

“Por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë. Me apo pa dëshirën e Edi Ramës, dekriminalizimi do kryhet”, ka thënë Paloka. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përfituar nga rasti për të njoftuar se është rënë dakord për të futur në kalendarin e punimeve të Parlamentit nisma e PD për dekriminalizimin. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të debatit, eksponentë të opozitës kanë kërkuar që të sallë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Por kryetari Meta ka sqaruar se, shefi i ekzekutivit aktualisht është i angazhuar në një aktivitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?