Del një njeri që ia mbledh Edi Ramës, Zaho i vogël
Edi Rama dhe Linda Rama janë çifti kryeministror. Edi drejton, ngatërron këtë vend dhe prapë e komandon, ndërsa Linda mbetet një prej femrave financiere dhe njohëse e ekonomisë sa pakkush në Shqipëri. Dashuria e tyre ka nxjerrë në jetë Zahon, një djalë që shumë janë munduar, Edi dhe Linda, të mos e nxjerrin në publik për arësyen njerëzore dhe familjare, pasi është i vogël. Por paparacët nuk stopojnë kurrë. E kanë fotografuar në fshehtësi ato te portalit faktor.al. Foto e Zahos, i cili bën aventurat e tij të moshës, duke mos pyetur fare se po lë kryeministrin e vendit në këmbë, tashmë kanë marrë dhenë. Edhe një telefonatë e zyrës mediatike kryeministrore ndaj “Koha Jone” se nuk duhet të botoni intimitete familjare të kryeministrit, aq me tepër Zahon e vogël, na nxiti ta vendosim lajm kryesor.
E çfarë intimiteti familjar te Zahos së vogël po publikojmë?! Zaho, katër vjeçar, është në botën e tij të endërrave. Lëreni të udhëtojë në botën e portaleve, ashtu siç duket; i zjarrtë dhe plot kërcim fëminor tamam si ati, Edi.
Kryeministri Edi Rama ka qenë gjithmonë mjaft i rezervuar kur bëhet fjalë për Zahon, djalin e tij rreth 4-vjeç. Kreu i qeverisë ka postuar mjaft foto me të birin, por asnjëherë s’i ka nxjerrë fytyrën atij. Mediat dhe paparacët janë munduar t’i shkrepin foto nga distanca, por ka qenë e pamundur.
Ndërkohë gjatë një feste, kryeministri Rama është fotografuar duke luajtuar me Zahon. Nga fotot duket se vogëlushi është tepër energjik teksa luan në çdo cep të ambientit, ndërsa Rama është ai që e ndjek nga pas në çdo lëvizje.
E pse zyra kryeministrore bëhet merak, ndërkohë që Zaho luan në botën e tij dhe në këmbë na ka lenë Edi Ramën. Ashtu don çdo prind të rrijë në këmbë e të udhëtojë në këmbë maleve, fushave apo në detra, kur flitet për fëmijën e tij të vogël. Bile e tregon kryeministrin njerëzor, fëminor para djalit. Ndryshe nga ai kryeministër ironik e shpotitës në parlament.
A nuk ka thënë vetë Rama se vetëm Zaho i vogël ma mbledhë mua?!
Ndaj zotërinjë të nderuar të zyrës censurore kryeministrore lëreni lajmin-foto të udhëtojë i lirë kudo në botën e rrjeteve sociale!
Në foto: Zaho që luan dhe Rama që pret në këmbë