Demiraj: Policia e politizuar rrezikon seriozisht zgjedhjet e 25 prillit

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ngre shqetësimin se politizimi i policisë dhe mungesa e një qasje të qeverisë për ta depolitizuar atë mund të rrezikojnë seriozisht zgjedhjet e 25 prillit. Demiraj u shpreh skeptik për mundësitë dhe aftësitë e policisë së shtetit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

”Fatkeqësisht unë nuk e di se si do të shkohet në zgjedhje me këtë polici, e cila është militante, dhe jo për sa i përket sasisë së efektivëve poshtë, por për sa i përket lidershipit, është e papranueshme që po shkojmë drejt vitit 2021 dhe që një pjesë e madhe e drejtuesve të policisë janë njerëz që kanë mbaruar shkollën e sigurimit [Sigurimit të Shtetit], janë njerëz që kanë qëndruar dhjetë apo pesëmbëdhjetë vite të paangazhuar në policim, pra në zanat”,-u shpreh ish-ministri Demiraj për ”Euronews”.

Sipas ish-ministrit, i cili është specialist i forcave të sigurisë dhe forcave ushtarake, në rast se qeveria nuk do të reflektojë për të përmirësuar situatën në polici atëherë zgjedhjet e ardhshme mund të rrezikohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?