Demokratët e Berishës ndezin motorët për diasporën, në Forli edhe deputetja e ”Forca Italia”

Në zgjedhjet parlamentare të 2025, një forcë e rëndësishme dhe shumë e diskutuar janë edhe emigrantët. Demokratët e diasporës  në Itali kanë ndezur motorët për tu përgatitur për fushatën zgjedhore të 2025, duke zgjedhur kreun e degës së PD në Forli.

Sot ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagnia, në Itali, ku garojnë tre kandidatë për kreun e degës. Në garë për kreun e PD Forli Itali, janë Zj. Brunilda Dakoli, Z. Aleks Bega dhe Z. Gëzim Brunga.

Gjatë këtij procesi është e pranishme kryetarja e LDG, Voltana Ademi dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari, partia simotër në Itali, e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.

SHKARKO APP