Demokratët nuk bashkohen në Kukës! Berisha mbledh kryesinë, Basha rrëzohet në KAS
Mundësinë e bashkimit e kishin në derë, por kjo nuk u shfrytëzua për bashkim nga demokratët në Kukës. Partia Demokratike e Sali Berishës mbledh të mërkurën kryesinë për Primaret që do të përcaktojnë kandidatin për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 shtatorit.
Kreu i PD-së zytare ose e vulës siç njihet, Lulzim Basha nga ana e tij po përgatit nxjerrjen e një kandidati që do të rivalizojë jo vetëm maxhorancën socialiste, por edhe kandidatin e primareve të Berishës për bashkinë.
Kjo përçarje ndërmjet demokratëve është transferuar sërish në KQZ ku betejën e parë sa i përket numrit të komisionerëve duket se e fitoi Sali Berisha, falë bashkëpunimit me Ilir Metën. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ankimin e Lulzim Bashës i cili kundërshtonte ndarjen e komisionerëve.
Sipas formulës së miratuar, tre komisionerë do t’i takojnë PS, dy Partisë së Lirisë si forcë e dytë e zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe 1 PD-zyrtare si forcë e tretë.