Demokrati i parë i Alibeajt që shpall kandidaturën për zgjedhjet lokale

Më në fund grupi Alibeaj filloi të shpallë kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit.

Agron Kapllanaj është i pari nga grupi i Enkelejd Alibeajt brenda Partisë Demokratike që konfirmon kandidaturën për një bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kapllanaj ka thënë se do e zyrtarizojë kandidaturën në fundjavë para strukturave. Ai kandidon në Bashkinë e Mallakastrës.

“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie, as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019”, tha ai.

Sipas Kapllanajt, emri i tij i bashkon demokratët, ndërsa shtoi se nuk ka bërë dallime ndaj qytetarëve të cilëve iu ka shërbyer.

SHKARKO APP