Dendias, mesazh Turqisë nga Tirana

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, zbuloi gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama letrën që i ka drejtuar Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, për konfliktin me Turqinë.

Ministri Dendias tha se i ka kërkuar komisionerit të shqyrtojë menjëherë veprimet e Turqisë në të gjitha dimensionet, madje deri në tërheqjen e unionit doganor.

“Më vjen keq që fqinji jonë Turqia vijon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE. Jam detyruar t’i dërgojë një shkresë komisionerit Varhelyi, duke i thënë se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë. Kam kërkuar me keqardhje që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në gjithë dimensionin e tyre, madje deri në tërheqjen e unionit doganor.

Kam theksuar edhe veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdhe. Duhen ndaluar materialet ushtarake, pasi përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë. Ajo që ne duhet të ndërtojmë së bashku, fokusi ynë i përbashkët është që të kemi një të ardhme paqësore të gjithë së bashku. Kësaj të ardhmeje i shërben prezenca ime sot këtu”, tha ministri Dendias.

Lexoni edhe…

 

SHKARKO APP