Dënimet për heroinën në Has, Yuri Kim: Shpresoj për më shumë rezultate nga SPAK

Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dënuar 17 të akuzuarit si pjesëtarë të organizatës kriminale që operonte laboratorin e heroinës në Has.

”Bazuar mbi informacionet e marra nga DEA, SPAK ndoqi me sukses një organizatë kryesore kriminale, duke bërë që 17 persona të përfundojnë në burg dhe 5 milionë euro në asete të sekuestrohen”, tha Kim në një postim në Twitter. “Shpresojmë që të shohim SPAK-un të arrijë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Më 1 shkurt, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin përfundimtar për 17 të akuzuarit e një prej fraksioneve kryesore të dosjes së famshme 339. Bëhet fjalë për anëtarë të Avdylajve të Shijakut si edhe të akuzuarit për përfshirje në laboratorin e heroinës në Brenog të Hasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?