FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënimi me burg, mbërrin shkresa në Kuvend për heqjen e mandatit të Salianjit

Ka mbërritur në Kuvend shkresa e Prokurorisë ku kërkohet heqja e mandatit të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua dje me një vit burg.

Me mbërritjen e shkresës, pritet që Kuvendi të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Kujtojmë që më herët kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i dërgoi një shkresë ryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, në lidhje me dënimin nga Gjykata e Apelit të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi shprehet në këtë letër se Prokuroria po nxitohet me veprimet e saj me qëllim arrestimin politik të Salianjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Gazment Bardhit, Prokuroria po shkel ligjet dhe nuk po merr autorizimin e Kuvendit për arrestimin e një deputeti që “gëzon” imunitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?