Denoncimi i avokatit: Bashkia nuk është pronare e godinës së Teatrit Kombëtar, por vetëm e “Spahivoglit”
Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka denoncuar me fakte të reja lidhur me paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Lapaj, duke cituar dokumente, tha se bashkia ka marrë nën pronësi vetëm truallin dhe godinën e Teatrit Eksperimental, por jo atë të godinës së Teatrit Kombëtar.
Adriatik Lapaj: Bashkia e Tiranës nuk është bërë asnjëherë pronare e asaj godine dhe ky është një ndër faktet e reja që ne do nxjerrim. Aty ka pasur 2 godina, ndërsa bashkia e Tiranës është bërë pronare e vetëm njerëz godinë, me sipërfaqe 1126 metra katrorë. Ndërkohë që godina tjetër që është mbi 2000 e ca metra katrorë. Të dyja këto godina janë mbi 3000 metra katrorë ndërtim, ndërsa bashkia është bërë pronare me VKM vetëm e 1126 metra katrorë. Këshilli bashkiak ka marrë një vendim për një pronë që nuk e kishte në pronësi.
Akti i ekspertizës është i datës 23.03.2018 nga Instituti i Ndërtimit dhe përcakton pse ky Teatër nuk i plotëson kushtet teknike, që njëri është edhe tërmeti që u provua se nuk e gjeti gjë.
Po ashtu, Lapaj shtoi se 3 nga 5 ekspertët e Institutit të Ndërtimit që vlerësuar godinën e Teatrit në 2018, nuk kanë qenë fare të kjo godinë.
Adriatik Lapaj: Ndërkohë, më datë 13 maj 2020, pas kalimit me VKM të pronësisë te bashkia, kryetari i bashkisë së Tiranës, i drejtohet me një shkresë Institutit të Ndërtimit me një shkresë për vlerësimin teknik të godinës. Në bazë të kësaj shkrese është marrë vendimi i këshillit bashkiak.
Kjo shkresë është firmosur nga 5 ekspertë, dy nga të cilët kanë qenë të Teatri i vitit 2018, ndërkohë 3 prej tyre nuk kanë qenë në terren, ndërkohë që në 2020 nuk kanë qenë në aktin e dytë të ekspertizës. Ky është shpërdorim detyre. Këta nuk kanë qenë te godina fare se ishte e uzurpuar.