Denoncoi tenderin në MB, Halit Valteri reagon pas operacionit të SPAK: Kur ti Lul ndaje milionat me oligarkët, ne bënim opozitën

Ish-deputeti Halit Valteri, i cili denoncoi një vit më parë tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit, ka reaguar pas operacionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme ditën e sotme.

Me një postim në Facebook, Valteri përgëzon SPAK për punën, ndërsa nuk le pa ‘thumbuar’ as opozitën.

Valteri i drejtohet Bashës ndërsa i thotë se kur “opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarkët, ne opozita tjetër bënim punën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarkët për t’i mbyllur gojën , ne Opozita tjetër bënim punën për çfarë paguhemi nga buxheti i shtetit ! Bravo SPAK , që me profesionalizëm dhe përkushtim arritët të çoni para drejtësisë një pjesë të nënpunësve me stomak ! S’ka mbaruar akoma 5 dosje te tjera janë në duart e prokurorëve të SPAK. Pushime të mbara Lul dhe kujdes se një nga këto të 5-ta e ka kunati shokut xhemal“, shkruan Valteri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?