Pas tensionit të krijuar në Kuvend, ku PD-ja kërkon me ngulm pjesëmarrjen e Edi Ramës në seancë, fjalën e ka marrë zv/kryeministri Arben Ahmetaj, edhe pse deputetë të PD-së i kanë ”zaptuar” foltoren dhe ai po flet nga vendi. Ahmetaj theksoi se plani i qeverisë ”Rama 3” mbështetet në 5 shtylla kryesore, si edhe i shpjegoi ato.