Deputetët kosovarë po hyjnë në sallë.Kuvendi i rrethuar nga Policia dhe protestuesit
Sot seanca për zgjedhjen e Presidentit te Kosovës. Deputetët e PDK së Thaçit kanë hyrë në kuvend. Tashmë në sallën e Kuvendit kanë filluar të hyjnë edhe deputetët e LDK-së.
Sadri Ferati, Besa Gaxherri, Bardhyl Metaj, Teuta Rugova, Nuredin Ibishi, Ali Sadriu, Teuta Sahatqija, etj kanë hyrë në sallë ku pritet që të votohet për presidentin e Kosovës.
Deri më tani zyrtarisht katër deputetë të LDK-së kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancë, ndërsa ende nuk ka ardhur Armend Zemaj, Alma Lama, etj.

Në seancën ku pritet të zgjidhet president lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në bazë të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, do të jenë prezentë edhe deputetët opozitarë, të cilët kanë thënë se do ta bllokojnë seancën.
KOHA JONË SONDAZH

