Deputetët ”memecë” të Kuvendit, 18 thanë vetëm…”betohem”
Qytetarët presin që deputeti i tyre i zonës të shpalosë shqetësimet dhe problematikat e komunitetit në kuvend, por kur kanë kaluar 3 muaj nga nisja e punimeve të kuvendit, 18 deputetë kanë thënë vetëm ”betohem”.
Të dhënat e monitorimit tregojnë se dy liderit politikë, Edi Rama (PS) dhe Lulzim Basha (PD) kanë folur në 11 seanca parlamentare. Në disa prej tyre ata kanë folur më shumë se njëherë, kryesisht në replika me njëri tjetrin ose me deputetë të tjerë.
Vetëm 4 deputetë kanë përqindje të lartë angazhimi në parlament, janë Panariti (LSI), Tabaku (PD), Bushka (PS) dhe Berisha (PD). Secili prej tyre ka mbajtur fjalime në 9 seanca të rregullta, në total në 64% të punimeve të parlamentit. Pas tyre vijnë me 57% ose 8 fjalime 7 deputetë, nga të cilët 2 socialistë (Hysi e Kushi) dhe 5 demokratë (Spahia, Balliu, Bylykbashi, Pampuri e Gurakuqi). Opozita ka pasur angazhim më të madh në fjalimet parlamentare.
Tabela tjetër, ajo e deputetëve që nuk kanë pasur asnjë fjalim në parlament, është gjithashtu interesante. Aty gjenden 11 deputetë të PS (Xhindi, Kamani, Ndraxhi, Luzha, Harusha, Belba, Sterkaj, Suli, Rraja, Abazi dhe Bushaj), 3 deputetë të LSI (Çela, Rehovica e Tavo), 3 deputetë të PDIU (Rakipi, Muça e Xhina), si dhe deputeti i vetëm i PSD (Doshi).

KOHA JONË SONDAZH

