”Deputetët që nuk ishin të përjashtuar nuk u ndaluan”, paralajmërimi i Çuçit: Kush prish rendin…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se maxhoranca do të vijojë me kërkesa përjashtimi për deputetët e opozitës që nuk lejojnë zhvillimin e seancës plenare dhe komisioneve.

Në një deklaratë për mediat pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, Çuçi tha se në asnjë moment nuk do të pengohen deputetët e pa pa përjashtuar të futen në Kuvend, por jo si në rastin e seancës së sotme që u bën palë me deputetët e përjashtuar.

”Ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një shfaqje tjetër të shëmtuar. Askush nuk i ka ndaluar dhe nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar të hynë në sallë, por ajo që bën sot ata, ishte shfaqja më e shëmtuar që bënë. Qëkur kanë filluar me histori, e kam pasur të qartë se nuk na ndal asgjë se jemi të mandatuar nga shqiptarët. Nëse ata nuk e kanë marrë këtë mesazh, nuk e di bëjnë akoma. Ne do vazhdojmë kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare dhe komisionet. Askush nga deputet e pa përjashtuar nuk do të ndalohet”,-tha Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?