FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD-së: Reforma Zgjedhore është bllokuar prej 1 viti nga pazari Basha-Rama

Reagim i deputeti të PD-së, Dash Sula: 

Sot u shua çdo dyshim edhe për më skeptikun se që nuk mendon se Basha-Rama tashmë janë një.
Falenderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Bashkimit Evropian dhe OSBE që me qëndrimin e tyre parimorë dhe në anën e të vërtetës zbuluan “lakuriq”, pazarin e dy personave që nuk duan zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të ndershme por duan të mbajnë peng një popull për interesat e veta meskine ekonomike.

Reagimet e Ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE e nxorën siç është; një mashtrues të paskrupull të vetshpallurin “kryetar” i cili merr guximin dhe gënjen publikun duke përdorur ambasadorët e nderuar të partnerëve strategjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë gjeni reagimet e plota:
SHBA: “Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.”

Swiss Digital Mobile Reklama

BE: Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?