Deputeti i PD-së shkon me bukë me vete në Parlament: Turp për mua që marr atë rrogë aq të lartë!
“Një luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese e cila thuajse është totalisht nën uzurpimin e qeverisë. Ndërkohë që kryetarja e gjykatës atje do të marrë 8-10 milionë, ndërsa pensionistëve u shtohen 500 lekë në ditë, kjo është e tmerrshme. Në shenjë proteste do të doja të protestoja për këtë gjendje ku ndodhen prindërit tanë, polarizimi i shoqërisë është i tmerrshëm.
Është e turpshme edhe për mua, që jam deputet i parlamentit, kam atë rrogë aq të lartë dhe e kamkundërshtuar, ndërkohë shtresat në nevojë nuk mbushin dot barkun me bukë“, ka thënë deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ndërsa ka shkuar me bukë me vete në Parlament.
KOHA JONË SONDAZH

