FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PS: Rasti i McGonigal, çështje e brendshme e Amerikës, nuk ka lidhje me Ramën

Vërtet ai ka qenë zyrtar i një institucioni strategjik, por ishte pjesë e një vendi mik të shtetit tonë. SHBA është partneri numër një në rrafshin strategjik për kombin shqiptar. Është normale, në gjykimin tim, që të takosh një personazh të tillë që vjen nga ky institucion. Nuk shoh asnjë gjë që shkel ligjet e Shqipërisë. Ai është akuzuar atje për favorizime të oligarkëve rusë. Nëse do ketë problematika të tilla në Shqipëri, kuptohet se këto do verifikoheshin nëse do përfundojë atje gjykimi. Jo si në Shqipëri, ku jemi vend i vogël dhe i gjejmë gjithmonë një kushëri apo mik. Janë dy personazhe që janë me kombësi shqiptare me të cilët ai ka bashkëpunuar. Do shohim nëse kjo ka lidhje me shkeljen e rregullave të Republikës. Nëse ndodh të ketë gjë, ata do të përgjigjen. Personat e përfshirë do përgjigjen para ligjit.

Por nga ana tjetër s’ka asnjë lloj indicie që të ngatërrohej më sjellje ligji apo të kodit etik“, tha deputeti i PS-së, Petro Koçi, në News24.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?