Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj: Nuk votoj Reformën pa konsensus PS-PD

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

1: Jeni ne PS apo do te krijoni parti te re politike?

Aktualisht jam anëtar i Grupit Parlamentar të PS, nuk jam dakord me disa qëndrime që vazhdimisht i kam kritikuar. Shqipëria ka një problem serioz, duket sikur po e njëjta klasë politike e ka marr më tapi politikën nga ’90 e deri sot.  Ne jemi një vend demokratik, ose të paktën kështu duhet të jemi, çdo qytetarë ka të drejtë të përfshihet në jetën politiken dhe të jap kontributin e tij. Mënyra se e zgjedh për të kontribuar, duke bërë militantin, protagonistin, duke tentuar liderin varet nga shumë faktor. Unë, në më pak se një vit mandati prej deputeti tashmë e kam afirmuar angazhimin tim, i cili është origjinal, i pa kopjuar, jo i nënshtruar.  Mendoj se klasa politike ka nevojë për një rinovim dhe për kulturën e dorëheqjes. Të marrin shembull Anglia, një nga demokracitë më të vjetra në Botë, Kryeministri i saj edhe pse i suksesshëm në qeverisje, dha dorëheqjen përse humbi refendumin për të  qëndruar në BE!  Një pakicë e vogël në Shqipëri duket sikur e kanë monopolizu politikën dhe e kanë marrë peng Shqipërinë. Ata kontrollojnë hyrjet dhe daljet, vendosin fitoren dhe humbjet. Kjo për fat të keq dëshmon se Shqipëria nuk është një vend demokratik, por një vend që në mënyrë të vazhdueshme dhe të dëshpëruar kërkon të demokratizohet. Të paktën, kjo është e  duhet të jetë dëshira e qytetarëve. Në një situatë aktuale duket sikur është e vështirë për të krijuar një subjekt të ri politike, sepse klasa ekzistuese politike e penalizon përmes një Kodi Zgjedhor anti-Kushtetues e Demokratik e përmes një procesi tjetër që unë  e kam quajtur “procesi i miellit” ose “deputetë të Miellit”. Megjithatë, unë besoj tek koshienca për demokraci e shqiptarëve dhe tek nevoja e Shqipërisë për të ndryshuar. Unë, dhashë një leksion demokracie për kolegët e mi duke mos e tjetërsuar mandatin e deputetit edhe pse kisha një marrëdhëniet aspak të këndshme me Ramën, më të cilin nuk isha takuar që nga fitorja e 2013. Këtë gjë e bëra për të krijuar një standard në politikën shqiptare që me sovranitetin nuk ka pazar. U përpoqa në të mirë të votuesve të mirë të përmisoja marrëdhëniet e mia me Ramën dhe me disa drejtues të PS, por Rama in primis vazhdon të më neglizhonte, të më përbuste dhe të sillej me menefregizëm. Rasti im do të jetë rasti i parë që një maxhorancë me probleme votash në Parlament çon drejt largimit një deputet të sajin. Çdo njeri ka një personalitet të vetin përtej përkatësisë politike e më mirë se kushdo tjetër këtë e kam dëshmuar. Unë, nuk mund të vazhdojë të  jem deputet i PS vetëm për të ngritur kartonin. Sot, për sot në Lezhë nuk ka asnjë lloj përfaqësimi PS dhe kjo është një histori e gjatë. Këtu nuk e kam fjalën për karriget që kanë zënë ca individë apo për përfitimet që kanë marrë ca të tjerë, por them se sot për sot socialistët e thjeshtë dhe vetë Lezha nuk kanë parë asnjë lloj investimi konkret që nga 2013. Po ashtu unë kam bërë kritika të shumta për PS-Lezhë e cila edhe sot vazhdon të mos njoh deputetin e PS. Në këto kushte nuk ka më kuptim të qëndroj, sepse thjeshtë ata dhe Rama in primis sic duket nuk kanë nevojë për Eduart Ndocaj dhe nuk u dhemb zemra për Lezhën. Ne mirditorët e kemi, nëse nuk ka qejf si mik duhet të na respektosh si kundërshtar. Kjo po ndodh edhe me mua në lidhje me Ramën dhe PS.  Sic besoj e keni ndjekur, unë kam pasur takime të rëndësishme në Diasporë dhe në Shqipëri, disa janë publike e shumë të tjera  të rëndësishme nuk janë bërë publike e s’është momenti të bëhen. Kam ngritur një grup ekspertësh që merren me hartimin e Statutit Themeltar të Partisë si dhe me Programin Politik. Deri tani është bërë publike emri i partisë “Besëlidhja Europiane”  dhe logoja!  Dua të theksojë se kjo lëvizje politike nuk është për një subjekt më shumë apo për të rritur numrin e partive politike në Shqipëri, do të jetë një risi dhe një alternativë në politikën shqiptare. Po punohet fort për konkludimin e kornizës juridike të  Partisë.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Pyetje 2: Mendoni se Edi Rama i ka mbajtur premtimet e bëra publike ne qershor 2013?

Swiss Digital

Nuk e dini nëse e keni ndjekur ecurinë time politike para së të merrja mandatin e deputeti. Unë, në bashkëpunim me ekspertë më të mirë Europian kemi bërë bilancin e  vitit të parë të Qeverisjes së Ramës duke dalë në konkluzionin se nuk kishte mbajtur asnjë premtim. Përtej kësaj, mjafton të jetosh në Shqipëri tre ditë dhe e kupton se nuk është mbajtur asnjë premtim. Ajo që bie në sy është se dështimet po tentohen të mbyllen me propagandë, njëfarë stili komunistë të bërit shtet. Për mua ka tre premtime të rëndësishme që nuk u mbajtën që unë i kam denoncuar fort. Nuk kemi bërë asnjë punësim e jo 330 mije vende pune sic u premtuam. Nuk bënë mjekësinë falas, por e degraduam. Të gjithë i keni parë gjendjen e spitaleve që unë kam denoncuar. Po ashtu nuk kemi arritur të rrisim sigurinë në vend. Vrasjet ne mesin e ditë dhe në mesin e qyteteve të mëdha vazhdojnë të jenë ngjarjet e ditës.

edu2

Pyetje 3: A keni presion nga PS qe te votoni reformën ne drejtësi pa konsensusin e opozitës? Konkretisht ju do ta votoni?

Së pari, duhet të theksojmë se jemi vendi që pretendon të jetë demokratik. Për këtë arsye nuk duhet të ekzistojë fjala “presion”!

Së dyti, unë jam me fat! Pse? Sepse, nuk kam zënë asnjë karrige e nuk kam marr asnjë tender që mund të më shantazhojnë dhe të më detyrojnë të bëj diçka që nuk dua.

Së treti, nuk besoj se kanë nevojë për mua, sepse siç thash Rama me sjelljen e tij po më largon. Duke u nisur nga kjo atëherë nuk kam as arsye politike pse ta votojë. Nuk kam hyrë në politikë me idenë që do të jem për sa kohë është Rama e nuk e lidh aktivitetin tim politik me ekzistencën e Ramës. Nëse diçka e shikoj të padrejtë e gjykoj si të tillë e nuk tërhiqem. Kam dhënë arsyet e mia përse nuk e votoj Reformën. Kjo është një reformë e shqiptarëve, të majtë, të djathtë apo pa bindje fare. Prandaj, nëse kjo reformë nuk ka gjithëpërfshirje dhe konsensus nga palët nuk do e votoj. Nuk votoj një reformë të futur në mënyrë klandestine në Parlament, në tempullin e sovranitetit dhe demokracisë.

Pyetje 4: Nese emigrantet nuk do te fitojne te drejten e votimit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare si do te vperoni ju si deputet qe keni folur e mbrojtur keto te drejta kushtetuese?

edu3

Dy gjëra kam të përbashkëta me Ramën, të dy jemi piktorë dhe po ashtu të dy nuk e kemi qejfë nisjen e fjalive me rrethanor “kushtuzues”, pra me “nëse”. Unë, jam “pandiera” e emigracionit, jam deputeti i parë pas Pavarësisë që vij nga radhët e emigracionit dhe po ashtu jam i vetmi që kam mbështetur votën e emigrantëve. Madje, kjo ka qenë edhe arsye që kam vendosur të hyj në politikë e të mbështes “Rilindjen” se në atë kohë Erjon Veliaj  bashkë me Ramën në një takim gjigant të organizuar në Milano premtuan votën e emigrantëve. Unë, besoj se vota e emigrantëve është në interesin e shqiptarëve, të demokracisë. Pa votën e emigrantëve nuk kemi një demokraci të plotë në Shqipëri. Madje, vota e emigrantëve duhet të ishte një ndër kriteret kryesore të Reformës në Drejtësi. Aty kërkohen martesat të njëjtin seks e nuk flitet për një të drejtë Kushtetuese siç është vota e emigrantëve.

Pyetje 5: A mendoni se PS-ja ka ne qarkun e Lezhes perfaqesues dinjitoz?

Pyetja duhet të ishte ndryshe: Ka apo s’ka më PS në Lezhë! Fale meje janë bërë ndryshime të rëndësishme në Lezhë. Tashmë kemi një kryetare partie që është një zonjë e nderuar dhe e respektuar. Ajo ka nevojë për mbështetje serioze politike dhe për të bërë pastrime të forta. Nuk e di nëse Rama e ka seriozisht PS e Lezhës. Unë, kam dyshimet e mia. PS sot nuk ekziston ajo mund të rindërtohen dhe të ngrihet mbi figura e modele të reja që përfaqësojnë modelin e vërtetë të shoqërisë lezhjanë si një ndër qytetet që ka më shumë qejf artin, kulturën dhe që ka pasur e ka intelektual të afirmuar brenda dhe jashtë. Këto duhet të jenë elementët e ri të Lezhës dhe jo modelet e gabuara të devijancës!

Pyetje 6: Nëse krijoni parti te re politike sa deputetë mendoni te merrni?

Është shpejt për të folur për numra. Mund të them se kam mbështetje të rëndësishme në Shqipëri dhe e rëndësishme është që kjo mbështetje të kthehet në numra e përfaqësime serioze për qytetarët. Kjo është arsyeja që po krijojmë partinë e re që është një derë e hapur për këdo, pavarësisht përkatësisë së kaluar politike. Mendoj se është urgjente dhe serioze që pas reformës në drejtësi të punohet fort për një Kod të ri zgjedhor! Unë, jam për maxhoritarin dhe jo për emërimet partiake.

7: Kush mendoni se i foton zgjedhjet e ardhshme;E majta apo e djathta?

Zgjedhjet do i fitoj partia “Besëlidhja Europiane” dhe do të garantojë një Shqipëri Europaine që mbështet fort tek identiteti kombëtar. Pra, Shqipëria duhet të jetë një model i ngjashëm me Kombëtar, shqiptarë, kompetitivë dhe të civilizuar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 1 ore

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.