Deputeti laçian Prenga vjen në Parlament: Erdha për të shënuar prezencën

Teksa opozita ka bllokuar foltoren e parlamentit, është shfaqur deputeti Armando Prenga i cili ka ardhur për të shënuar prezencën e tij në sallën e kuvendit. Prenga ka qëndruar për pak momente ndërsa në dalje ka thënë se nuk do të vijë për të ndjekur parlamentin apo komisionet.

“Nuk vij as në parlament as në komision derisa të jepet një gjykim nga gjykata. Nuk do të marr pjesë derisa të kemi një vendim të gjykatës të formës së prerë.”- ka thënë Armando Prenga në dalje të sallës së parlamentit.  Deputeti që plagosi qytetarët e Laçit ishte i pranishëm në seancën parlamentare, për të votuar pro ministrave të rinj. Prenga iu bashkua votave të deputetëve socialiste pavarësisht se është përjashtuar nga partia, dhe megjithëse kishte paralajmëruar “vetëpezullimin” nga parlamenti. Në dalje, Prenga u pyet nga gazetarët për prezencën e tij në Kuvend. “Nuk do të kthehem në seancë sepse jam vetëpezulluar” tha Prenga që pranoi se kishte votuar ministrat e rinj. Armando Prenga tha se do të kthehej sërish kur të shpallej i pafajshëm nga Gjykata.

Pra me prezencën e sotme në parlament deputeti Prenga për 6 muaj nuk e humbet mandatin nëse nuk vjen në sallën e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?