Deputeti opozitar Adriatik Alimadhi kundër Halit Valterit të “opozitës”

Deputeti Adriatik Alimadhi, si anëtar i Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, tha live sot se ka qenë kundër komisionit dhe shkarkimit të Presidentit. Por më duhet të sqaroj se zoti Halit Valteri që flet në emër të opozitës të shikojë punën e tij dhe të mos flasë në emër të opozitës parlamentare- insistoi deputeti Alimadhi.

Presidenti Meta nuk ka shkelur aspak Kushtetutën, theksoi deputeti opozitar Adriatik Alimadhi dhe shtoi se Meta ka vepruar drejt për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Ndërkohë kryetari i komisionit hetimor zoti Ulsi Manja konkludoi zyrtarisht se vendimi i shumicës mbetet se nuk ka vend për shkarkim. Nga radhët e opozitës parlamentare janë disa deputetë që kërkojnë shkarkimin, por janë nga soji i deputetëve të pazarit të Milotit!

Mazhoranca pasi mori raportin final të Komisionit të Venecias arriti në përfundimin se Kryetari i Shtetit nuk mund të shkarkohet.

Komisioni Venecias i ka dhënë të drejtë Presidentit të Republikës.

 

SHKARKO APP