Deputeti Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese, rrezikon mandatin

Pas shumë akuzave të Partisë Demokratike ndaj deputetit Rakip Suli dhe kërkesës së tyre për shqyrtim, sot Gjykata Kushtetuese nisi punën për verifikimin e mandatit të deputetit socialist. PD-ja ka kërkuar që ti hiqej mandati, Rakip Suli.

Opozita pretendon se përmes familjarëve të tij ai ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit. Në seancën e sotme, deputeti nuk ishte i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij.

Në deklaratën e tij juristi i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është shprehur se: “Kushtetuesja duhet ti heqë mandatin Sulit, pasi ka shkelur ligjin”. Ai ka shtuar se kjo çështje është kompetencë e Kushtetueses, pasi Suli ka përdorur kompaninë që administron djali i tij për të përfituar tendera nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykata Kushtetuese duhet ti heqë mandatin, pasi Suli ka shkelur ligjin. Kjo çështje është nën juridiksionin e Kushtetueses. Suli ka përfituar e përfiton më një kontratë të OSHEE e Aurora grup në pronësi të Sulit. Edhe pse firmën Suli ja fali djalit, kjo se shmang nga konflikti interesit. Edhe sot Rakip Suli është zotërues i kompanisë Aurora Grup dhe pse ja ka dhënë aksionet djalit. OSHEE i ka dhënë Sulit një kontratë abuzive pa tender e garë për 3.5 euro /m2 qira” ka thënë Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?