Deputeti Sula: U lëshuan 3 urdhër-arresti për oligarkët që kanë ndërtuar pa leje, por Prokurorisë i është bërë presion

Çështja e ndërtimeve të kateve shtesë pa leje, është diskutuar edhe në seancën e sotme në Kuvend.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula në fjalën e tij tha se mbrëmë janë dhënë 3 urdhër-arreste për oligarkët që kanë ndërtuar pa leje, por prokuroria është tërhequr pas, pas presionit që kanë bërë këta shtetas.

”Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër arresti për tre oligarkë dhe të treja janë tërhequr pas. Pasi u është bërë presion, këta oligarkë nuk janë arrestuar. Përgënjeshtrojeni! E morët vesh për atë gruan në Vlorë. Ndërtim pa leje arrestim në flagrancë dhe dënim me shërbim prove. Edhe VKM që ju bëtë tani që ishit në kundërshtim me ligjin, si ka mundësi që VKM të shkeli ligjin, e bëni vetëm për të rregulluar klientët tuaj. Ata që bënë pallate pa leje nuk janë prekur”.

SHKARKO APP