Deputeti Vladimir Kosta: Te PAA isha vetëm i ftuar
Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, Vladimir Kosta ka reaguar sot ndaj aludimeve për kalimin e tij në radhët e Partisë Agrare Ambientaliste.
Zërat për afrimin e tij me partinë e Agron Dukës nisën pas pjesëmarrjes së tij në Konventën e Partisë Agrare Ambjentaliste ditën e shtunë.
Në një reagim në Facebook, Kosta shprehet se ato çfarë shkruajnë mediat nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Ai shprehet se gazetarëve u ka deklaruar vetëm se ishte i ftuar në Konventën e PAA nga “miku im z. Duka”.
KOHA JONË SONDAZH

