Deputetja Dhurata Çupi: Basha është përgjegjës për krizën. Të japë dorëheqjen
Deputetja demokrate Dhurata Çupi, thotë se kryetari Lulzim Basha është përgjegjës për krizën e thellë në PD, dhe se kërkon prej tij që të dorëhiqet.
“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD”, tha Çupi për ”Fax News”.
Çupi nuk është deputetja e vetme që kërkon dorëheqjen e Bashës. Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka, kanë dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në PD.