Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj: BE të luaj rol të paanshëm në proceset politike

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj mori pjesë në Konferencën e Parlamentarëve të organizuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kroaci.

  Gjatë diskutimeve mbi proceset e integrimit në BE të vendeve të rajonit deputetja Mehmetaj tha se Përfaqësuesit e BE duhet të jenë më aktiv në zhvillimet politike në Shqipëri.

“Përfaqësuesit e BE-së duhet të luajnë një rol më konstruktiv dhe të paanshëm në proceset politike që ndodhin brenda shteteve. Ne në Shqipëri kemi nevojë për modele më të mira. Kemi nevojë për nxitjen e dialogut politik ndërmjet palëve. Duhet t’u garantojmë qytetarëve qetësi dhe proces zgjedhor me standarde që do të sigurojnë progres për vendin dhe dyer të hapura për integrimin në BE”,- tha Mehmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja e LSI shtoi se  LSI është e vendosur për të ndërmarrë çdo nismë e cila do të zgjidhte ngërçin politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo duhet të jetë e vetmja gjuhë e përdorur nga çdo përfaqësues i BE-së dhe çdo faktori tjetër ndërkombëtarë në vend.  LSI është e vendosur për të ndërmarrë çdo nismë e cila do të zgjidhte ngërçin, mundësonte stabilitet, zgjedhje të lira dhe me standarde. Vetëm kështu rruga jonë për BE-në do të jetë e shpejtë dhe e sigurtë”,- tha Mehmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?