Deputetja e PD, Dhurata Çupi zbulon detaje: Paloka dhe Bardhi kanë folur, pritet takimi

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se pala e saj ka mandatuar Gazment Bardhin si përfaqësues në bisedimet që do të bashkojnë PD-në për zgjedhjet lokale të 2023.

Po ashtu ajo shton edhe se duan që të finalizohet dalja me një kandidat. Çupi zbulon një detaj që nuk ishte bërë me dije ana e selisë blu.

”Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm” – tha deputetja demokrate.

SHKARKO APP