FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e PD i bën thirrje LSI-së: Hajdeni me ne!

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë në News 24 shprehet e bindur se PD do të jetë forca e parë politike në vend.

Gjatë fjalës së saj ajo ka shprehur se PD i ka bërë thirrje LSI për t’ju bashkuar kauzës së opozitës për zgjedhjelira.

“LSI-në e ftojmë të bashkohet për zgjedhjelira dhe të ndershme. PD i ka të gjitha mundësitë të jetë forcë e parë në zgjedhje, si parti pa LSI. Nëse ka zgjedhjelira dhe të ndershme, me programin që kemi jam e sigurt se jemi forcë e parë. PD e vetme, me rregulla loje del e para”, -deklaroi Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur për një emër të mundshëm që mund të drejtojë qeverinë teknike nëse plotësohet kjo kërkesë e opozitës, Tabaku tha se është e rëndësishme që të mos jetë person politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kriteri që kemi vendosur është të mos jetë person politik. Do ishte ideja më e mirë dhe më normale”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?