Deputetja e PD: Mallkuar qoftë dita kur erdhët në pushtet, na futet në depresion

Deputetja demokrate Liliana Elmazi Billa nga akuzat ndaj qeverisë ka kaluar në mallkime. Ajo mallkon ditën që të majtët erdhën në pushtet, pasi kanë future në depresion njerëzit.

E them me sinqeritetin me te madh e me zemer te paster, si nene, grua, qytetare, e jo politikane, qe keta qeveritaret po na krijojne shume stres! E tmerrshme te degjosh perdite se si veteflijohen prinder te varfer se ‘spaguajne dot detyrimet ndaj shtetit! Po ti o shtet i qelbur nga koka, pse s’permbush pergjegjesite e tua ndaj qytetareve, o palo shtet kriminel qe vret qytetaret e tu te varfer!

Sa keq qe s’mund te bej dot gje, po ky na futi ne depresion te tereve: ata qe ‘skane me se te ushqehen, e neve qe s' i ndihmojme dot!! Mallkuar qofte dita kur erdhet ne pushtet: kjo del nga shpirti e zemra e shqiptareve te varfer e te ndershem! Pas Enver Hoxhes, jeni fatkeqesia e dyte me e madhe e kombit”, shkruan ajo në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?