Deputetja e PD-së: Me ligjin e ri që kaloi në Parmalent, prona shtetërore kthehet në plaçkë!

Pas miratimit të ndryshimeve të kërkuara nga tre deputetë socialistë për ndryshimin e pronave ka reaguar edhe një herë deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Reagimi i plotë i Tabakut: 

Java që u mbyll nuk qe me bilanc pozitiv për parlamentin. Një ligj tjetër i radhës në listën e gjatë të ligjeve të kapura u miratua dhe i cili nuk e lufton korrupsionin por thjesht e nxit dhe e promovon atë. Jemi në një moment ku parlamenti duhet të merrte rol në luftë kundër korrupsionit.
Ku çdo ligj e akt që miratohej duhet të ishte patjetër në këtë frymë. Ndërkohë që ligji që kaloi, që lidhet me ligjin e privatizimeve thjesht bën të mundur që prona shtetërore tashmë të konsiderohet si plaçka e radhës për këdo që ka një investim strategjik, për këdo që do të marrë një leje zhvillimore dhe të jepet për këmbim nga publiku te privati; nga privati te publiku dhe të trajtohet sikur është pronë personale. Nëse sot Shqipëria vuan është pikërisht prej këtyre ligjeve, është pikërisht prej sjelljes zaptuese që nuk mendon. Që nuk mendon që pronën publike ta vendosë në dispozicion të pronarit legjitim, që nuk mendon për të mirën publike, që nuk mendon për luftën kundër korrupsionit edhe kur bëhet fjalë për çështjen e pronës. Por gjithmonë e në çdo vendim e kanë mendjen te pakica dhe jo te shumica. Parlamenti duhet të ketë një frymë e një qasje që në çdo ligj të marrë parasysh luftën kundër korrupsionit.

SHKARKO APP