Deputetja e PD-së: Nëse Rama nuk vjen në Kuvend, nuk do të ketë seancë normale!
Deputetja Ina Zhupa ka qenë e ashpër gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare në Kuvend. Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një tradhtar që ka cënuar sigurinë e vendit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë një seancë normale nëse kryeministrit nuk paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari.
“Është një aferë që nuk flet vetëm Shqipëria por e gjithë bota. Në vendet e të gjithë botës ka tradhtarë. Por në Shqipëri ka një tradhtar që ka cenuar sigurinë kombëtare. Një tradhtar i cili na ka vënë në rrezik stabilitetin tonë dhe një tradhtar që korruptoi dhe dha paratë që vjedh nga shqiptarët për të goditur opozitën e këtij vendi, për të bërë biznes me rusët. Ku e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegimet. Emrin e Shqipërisë e ka baltosur në mënyrën më të turpshme. Tradhtarin e korruptuar na e sillni këtu. Le të vijë Edi Rama këtu sepse ndryshe seancë normale nuk mund të ketë”, tha Zhupa.
KOHA JONË SONDAZH

