Deputetja e PD-së: Të rinjtë po ikin, po varfërohet tregu i punës në vend
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, përmes një video-mesazhi ka analizuar rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s.
Në postimin e saj, Tabaku shprehet se “çmimet janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, ndërsa pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian”.
“Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së, por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës!”, deklaron Jorida Tabaku.