Deputetja Jorida Tabaku: Mbështes dërgimin e ligjit të tatimeve në Kushtetuese
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se kjo nuk ka qenë një javë e mirë për ekonominë fatkeqësisht.
“Ligji Tatimeve që kaloi në parlament këtë javë rriti taksat për 17 mijë profesionistë, që do të paguajnë 20 mln euro”,-theksoi Tabaku në një postim në rrjetet sociale.
Tabaku shprehet se mbështes profesionistët që do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese. ”Do i mbështes në betejën e tyre atje. Do i mbështes në betejën në parlament. Do i mbështes për ta ndryshuar këtë sistem”.
Nuk qe një javë e mire për ekonominë e familjeve shqiptare.
Tatimi Socialist 🥀 i rëndoi xhepat e shqiptarëve dhe shtresës së mesme!
Mbi 20 mln euro do avullojnë nga portofoli familjeve 🇦🇱.
Një sistem që promovon evazinion dhe mungesën e konkurencës është i pashëndetshëm! pic.twitter.com/jULvkcAoGR
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) April 2, 2023